SHPËRNDAJE

Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Masimiliano Allegri dhe Roberto Mancini janë 4 kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Xhan Piero Venturën në stolin e kombëtares italiane, pas eliminimit për në Botërorin e 2018-ës, edhe pse shkarkimi i këtij të fundit nuk është bërë ende zyrtar.

“La Gazzeta” hapi ditën e djeshme një sondazh ku tifozët u pyetën se kë dëshironin në pankinën e kombëtares italiane pas Venturës.
Plot 85 mijë vota kanë shkuar për Karlo Ançelotin. Ish-trajneri i Bayernit, Realit, Milanit dhe Juventusit është më i pëlqyeri nga tifozët italian. Në vend të dytë pas Ancelottit qëndron Antonio Conte, trajneri aktuali i Chelsea, për të cilin kanë shkuar 21.8% të votave. Mançini është më pak i pëlqyer me 5.3 %, ndërsa për Allegrin e Juventusit kanë votuar 5.4 përqind.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU