SHPËRNDAJE

Antoine Griezmann pritet të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkaton e verës së ardhshme. Prej kohësh blaugranat kanë nisur kontaktet me sulmuesin francez të Atleticos së Madridit, madje sëfundmi sipas asaj që raporton Le10Sport, Barça ka arritur akordin me lojtarin mbi termat e kontratës. Griezmann dëshiron me çdo kusht të transferohet te Barcelona, por tashmë katalanasit duhet të bindin Atleticon e Madridit me një ofertë joshëse për të lënë të lirë 26-vjeçarin.

Gjithsesi edhe nëse dy klubet nuk arrinë një marrëveshje prej 1 korrikut të vitit 2018 në kontratën që Griezmann ka me Los Colchoneros hyn në fuqi klauzola e largimit prej 100 milionë Eurosh, një shifër kjo që drejtuesit e Barçës janë të gatshëm ta paguajnë për një sulmues si Antoine Griezmann.

/Supersport.al

PËRGJIGJU