SHPËRNDAJE

Italia befasisht dhe pa fat, u eliminua nga Suedia dhe nuk do të jetë pjesë e botërorit në Rusi.

Italianët pas humbjes në ndeshjen e parë 1;0, barazuan pa gola në San Siro, dhe kështu një shtet historikisht i fuqishëm i futbollit pas 60 viteve do të mungoj në një garë kaq të madhe, shkruan Korneri.net.

Për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, fajtori dihet dhe duhet marr masa të shpejta.
Ai për mediat italiane u shfrye në përzgjedhësin Gian Piero Ventura.
“Është e pabesueshme sesi ftohet Lorenzo Insigne dhe në ndeshjen e parë inkuadrohet në fund, kurse në Milano nuk luajti fare. Edhe ata pak minuta në Suedi luajti në një rol krejtësisht tjetër siç luan te Napoli, andaj Ventura duhet të shkarkohet menjëherë. Ai ishte edhe te Napoli, por e largova pas vetëm disa jasvësh”, deklaroi njeriu i parë i Napolit që ishte i çmendur edhe që Italia është eliminuar, por edhe pse Insigne nuk luajti fare pasi sipas tij është dnër më të mirët në botë. /Korneri.net

PËRGJIGJU