SHPËRNDAJE

Ndeshje fantastike dhe spektakolare u zhvillua në Signal Iduna Park ku Dortmund dhe Real Madrid dhuruan lojë fenomenale dhe me ritën të jashtëzakonshëm nga fillimi e deri në fund, por për kampionët evropian është ndeshja e tretë që luan baraz me skuadrat që historikisht veshin fanella të verdha. Pas dy barazimeve në kampionat ne Villarreal dhe Las Palmas 1-1, këtë herë të përzgjedhurit e Zinedine Zidane luajtën 2-2 me Dortmundin në kuadër të ndeshjes së dytë t grupt F.

Cristiano Ronaldo e nisi serinë e golave, për ta barazuar rezultatin me autogol Raphael Varane. Por, francezi ishte protagonist apsolut pasi shënoi golin e epërsisë së dytë pas një topit të devijuar nga shtylla, kurse golin final e shënoi Andre Schuerrle që  i mundësoi një pikë Dortmundit që ishte shumë afër humbjes.

Në grupin e njëjtë Sportingu mposhti lehtë 2-0 Legia Warszava me golat e Bryan Ruiz dhe Bas Dost.

PËRGJIGJU