SHPËRNDAJE

Kur askush nuk e priti, ndodhi diçka që rrallë herë shihet nëpër fushat e futbollit. Milan që zhgënjeu me lojë për 65 minuta, kur ishte në disavantazh 1-3, arriti që ta rikthej lojën dhe në mënyrë spektakolare të shënoi fitore 4-3, ndaj “maces së zezë” Sassuolos që ishte pranë një tjetër fitoreje.

Bonaventura e nisi serinë e golave, për ta barazuar rezultatin vetëm një minutë më vonë Politano, ngjarje dhe gola që ndodhën në 10 minutat e para. Dhe, 15 minutat e pjesës së dytë ishin fatale për rosonerët kur Acerbi dhe Pelegrini shënuan për 1-3.

Një superzëvendësim i Montellas bëri mrekullinë. Inkuadroi në lojë Mbaye Niang i cili fillimisht nxorri penalltinë nga e cila shënoi Bacca, e më pas nxorri korner ku me një supergol nga rreth 25 metra shënoi i riu Locatelli golin e tij të parë në Serie A, ndërsa vetëm pak minuta më vonë qendërmbrojtësi Paletta realizoi me kokë për rezultatin final 4-3.

7 gola, dramë, shou dhe gjithçka tjetër u pa në San Siro sonte.

PËRGJIGJU