SHPËRNDAJE
MOENCHENGLADBACH, GERMANY - SEPTEMBER 27: Coach Luis Enrique Martinez Garcia of FC Barcelona speaks during a press conference on the eve of their UEFA Champions League match against VfL Borussia Moenchengladbach at Borussia-Park on September 27, 2016 in Moenchengladbach, Germany. (Photo by Maja Hitij/Bongarts/Getty Images)

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, e ka lavdëruar shumë lojën e Lionel Messi kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve, në fitoren e skuadrës së tij prej 4:0, duke thënë se argjentinasi luajti si në oborrin shkollor.

Messi pas lëndimit është rikthyer fuqishëm në skenë dhe që në ndeshjen e dytë të tij shënoi hat-trick, në fitoren bindëse ndaj skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

“Leo ishte gjithandej. Ai ishte i përfshirë në të gjitha momentet kyqe të të ndeshjes. Luajti sit ë ishte në oborrin shkollor, dhe nuk është se i ka interesuar shumë që sapo është rikthyer nga lëndimi. Thjeshtë thënë, ai është Messi” ka thënë Enrique gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

 

 

PËRGJIGJU