SHPËRNDAJE

Xhongleri shqiptar, Fabian Duro, po përjeton një ëndërr. Pak ditë më parë ai u filmua nga nga zv.trajneri i Bayern Munich, Paul Clement, teksa mahniste shikuesit me veprimet e tij prej xhongleri në një nga rrugët e Mynihut.

Videoja e tij u shndërrua në sensacion në internet, teksa ishte edhe “Daily Mail”, që i bëri jehonë shqiptarit. Por, lajmet e mira nuk kanë të mbaruar për Fabianin. Ai ishte ftuar nga Paul Clement për t’u takuar së bashku në fushën stërvitore të Bayern Munich.

PËRGJIGJU