SHPËRNDAJE

Pep Guardiola do të përballet mbrëmjen e sotme me Barcelonën, të shkuarën e tij. Në kuadrin e Ligës së Kampioneve, në “Etihad Stadium”, Manchester City do të sfidojë katalanasit, ku vetëm fitorja bën punë. Në të kundërt, situate e “qytetarëve” në grupin e tyre kualifikues ndërlikohet së tepërmi.

Trajneri katalanas e di se sfida kundër ish-skuadrës së tij është si një finale, por përtej vetëimponimit të Pep, shtypi britanik e ka kthyer ndeshjen e mbrëmjes së sotme në një ultimatum për 45-vjeçarin. Guardiola ka monopolizuar faqet e para të gazetave britanike, të martën.

“Barça… apo dështimi” është titulli i “Mirror”, duke iu referuar reflektimit të vetë Pep Guardiolës në konferencën për shtyp, ku ka treguar se dështimi kundër Barcelonës do të ishte i barazvlershëm me dështimin e Manchester City në grupin C të Ligës së Kampionëve. “The Sun” ka zgjedhur një titull me ton më ironik, “Le të mos bëhet e kuqe bluja”, duke paralajmëruar për rrezikun e humbjes me Barcelonën.

Në rastin e trajnerit të “qytetarëve”, “Express Sport” ka parafrazuar një mesazh për lojtarët e Manchester City, se duhet të jenë të përkryer, nëse duan të fitojnë ndaj skuadrës së Luis Enrique. Ndërkohë, “Metro Sport” është e fortë që në titull: “Pep, është një finale”, ndërsa për versionin në internet të “Times”, “ndeshja e sotme është e tillë, sa Guardiola e di mirë se nuk mund ta humbasë.”

PËRGJIGJU